Shtatë njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi me dronë që Rusia e kreu gjatë natës në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumi, tha të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Çdo sulm i ri rus vetëm e konfirmon qëllimin e vërtetë të [presidentit rus Vladimir Putin. Ai do që lufta të vazhdojë, sepse nuk është i interesuar për paqe”, tha Zelensky.