Të paktën dy persona kanë mbetur viktima të sulmeve me ratanë Ukrainë, ndërsa 22 të tjerë mbetën të plagosur. Vendi më i prekur është një restorant në qendër të Kramatorsk në Ukrainën lindore, aty ku raketat shkatërruan gjithçka. Ukrainasit që ndodheshin aty mbetën të tmerruar nga shpërthimet e fuqishme. Ekipet e shpëtimit së bashku me dëshmitarët okularë nisën të ndihmonin personat e lënduar. Disa njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënoja, ndërsa edne nuk dihet një numër i saktë. Kramatorsk, dikur një qytet me 150,000 banorë, është qyteti i fundit i madh nën kontrollin e Ukrainës në lindje të vendit. Ai shtrihet rreth 30 kilometra nga vija e frontit.