Top Channel/ Sulme masive në Liban! Thirrje banorëve për evakuim, dhjetëra të vrarë
13/11/2024 23:31

Libani është tronditur nga sulmet e vazhdueshme izraelite, të cilat kanë vrarë dhjetëra persona. Më i goditur ishte Bejruti, teksa ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve të evakuohen menjëherë për shkak të rrezikut. Libani tha se sulmet izraelite vranë 33 njerëz në të gjithë vendin pa kaluar ende 24 orë që nga sulmet e ditës së djeshme. Agjencia shtetërore e lajmeve tha se sulmi ishte kryer nga "forca ajrore armike" në periferinë Burj al-Brajneh të Bejrutit jugor. Media shtetërore libaneze raportoi këtë të mërkurë një valë të tretë të sulmeve izraelite në bastionin jugor të Hezbollahut në Bejrut në 24 orë, ndërsa ministria e shëndetësisë tha se një tjetër sulm në jug të kryeqytetit vrau tetë njerëz. Ndërtesat janë shkatërruar, ndërsa po vijojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja. Autoritetet libaneze raportojnë se më shumë se 3,360 njerëz janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar, kur Hezbollahu dhe Izraeli nisën përleshjet intensive ndërkufitare pas sulmeve vdekjeprurëse nga aleati i tij grupit militant të Hamasit me bazë në Gaza.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00