Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në shkollën fillore `Preçko` në kryeqytetin e Kroacisë Zagreb. Një 19-vjecar ka sulmuar me thikë një mësuese dhe disa nxënës brenda ambienteve të shkolla. Për pasojë ka humbur jetën një nxënës i mitur 7 vjec dhe është plagosur mësuesja, por edhe gjashtë të tjerë. Dy prej tyre 11 dhe 7 vjec kanë pasur plagë më të rënda dhe pritet t’i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale. Në gjendje të rëndë është edhe mësuesja e shkollës fillore.