6 persona u qëlluan me armë zjarri në një stacion metroje në Bronks, e njëri prej tyre humbi jetën. Episodi që ngjalli panik në vend, nuk është zbardhur ende plotësisht: një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut pohoi se për momentin nuk është bërë asnjë arrestim.