Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastësishëm në Gjermani, duke vrarë 3 prej tyre dhe plagosur 6 të tjerë. Ngjarja është regjistruar në qytetin e Wurzburg dhe motivet e këtij sulmi të rëndë janë ende të paqarta. Mediat gjermane bëjnë me dije se agresori tashmë është neutralizuar. Ndërkohë policia ka mbyllur pjesët e qendrës së qytetit dhe u kërkoi banorëve të qëndronin larg. Wurzburg ka një popullsi prej rreth 130,000 banorësh dhe ndodhet në jug-lindje të Frankfurtit.