Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në qytetin e Ballshit, ku është dhunuar fizikisht ish-drejtuesi i Institucionit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Mallakastër, Armand Aliaj. Ngjarja ndodhi në lokalin që Aliaj kishte në pronësi dhe në momentin e sulmit ai ndodhej i vetëm. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij për policinë, disa persona të maskuar i janë afruar sapo kishte përgatitur kafen dhe e kanë goditur me levë, pa i drejtuar asnjë fjalë.