Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi një bombë e vendsour në një autobus ushtarak ka shpërthyer në qendër të Damaskut. Mjeti u godit nga dy pajisje shpërthyese, sapo kaloi urën Jisr al-Rais, në orët e para të mëngjesit, sipas agjencisë së lajmeve Sana. Pamjet nga vendngjarja tregojnë shkatërrimin e plotë të autobusit ndërsa dëshmitarët flasin të tmerruar.