Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Drejtori i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, u shpreh se ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave do të mblidhen nga policia. Sipas Vocajt, Elezi dhe Metushi kanë lidhje shoqërore me njëri-tjetrin dhe në momentin e ngjarjes, ndodheshin në të njëjtën tavolinë, duke konsumuar kafe.