Top Channel/ “Sulm Iranit nëse vret protestuesit”, Khamenei i përgjigjet Trumpit: Erdhëm në…
09/01/2026 23:01

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kamenei, i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të “përqendrohet te problemet e vendit të tij”, në një fjalim televiziv të premten, ndërsa protestat kundër qeverisë po përhapen në të gjithë vendin. Në komentet e tij të para publike që nga fillimi i demonstratave, Kamenei tha: “Ka disa nxitës që duan t’i bëjnë qejfin presidentit amerikan duke shkatërruar pronën publike. Populli iranian i bashkuar do t’i mposhtë të gjithë armiqtë. i bëj thirrje urgjentisht Trumpit që të përqendrohet te problemet e vendit të tij.” “Republika Islamike erdhi në pushtet përmes gjakut të qindra mijëra qenieve njerëzore fisnike,” tha ai. “Republika Islamike nuk do të tërhiqet përballë atyre që kërkojnë të na shkatërrojnë.” Komentet e udhëheqësit suprem vijnë pak pasi Trump të enjten përsëriti kërcënimin e tij për të sulmuar Iranin, nëse forcat e sigurisë vrasin protestues. Të paktën 45 protestues, përfshirë tetë fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i demonstratave në Iran, raportoi të enjten organizata joqeveritare, me seli në Norvegji. Sipas saj, qindra të tjerë janë plagosur dhe mbi 2.000 persona janë ndaluar. Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve, e afërt me shtetin, tha se 950 oficerë policie dhe 60 pjesëtarë të forcës paraushtarake janë plagosur. Mediat iraniane raportuan të enjten se të paktën pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjithashtu gjatë trazirave, përfshirë dy anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. CNN tha se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat e të vrarëve dhe të arrestuarve, ndërsa mediat shtetërore iraniane herë pas here kanë raportuar vdekje individuale pa dhënë një bilanc të plotë.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07