Sulmi izraelit të hënën ndaj kompleksit petro-kimik në Asaluyeh, në zemër të zonës industriale të Parsit Jugor, ka ngritur alarmin për një përshkallëzim të ri me pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë globale dhe sigurinë energjetike. Objektivi i goditur ndodhet pranë sektorit iranian të fushës më të madhe të gazit natyror në botë, e shtrirë në Gjirin Persik dhe e ndarë me Katarin. Sulmi i sotëm vjen pas një tjetër goditjeje në të njëjtën zonë më 18 mars, duke e kthyer këtë nyje energjetike në një nga pikat më të nxehta të konfliktit.