Ambasadori i Suedisë, Niklas Strom, nga Pogradeci ka vlerësuar progresin e Shqipërisë për anëtarësimin, por thotë se vendi duhet të vijojë me reformat. Sipas tij, edhe qeverisja vendore është një tjetër hallkë e rëndësishme në procesin e integrimit. “Progresi ka qenë fantastik deri tani. Ata i kanë hapur të gjithë kapitujt brenda një viti. Suedia është shumë e interesuar që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe Shqipëria ka një kalendar shumë ambicioz. BE-ja, Komisioni Evropian dhe Suedia e mbështesin këtë. Por i takon Shqipërisë të bëjë të gjitha reformat që nevojiten”. Ambasadori u ndal edhe te ligji për barazinë gjinore, që u kalua mes debateve në Kuvend, ku pati një thirrje për të gjithë qytetarët.