Këto pamje janë regjistruar në fshatin Gimaj të Njësisë Administrative Shalë në Shkodër, ku si pasojë e stuhisë u shemb një masiv me gurë duke bllokuar rrugën Theth – Breg Lumi. Reshjet e dendura kanë krijuar një situatë të rënduar edhe në territorin e Bashkisë Mat. Ka qënë i vështirë qarkullimi në njësitë administrative Macukull, Derjan, Rukaj, Baz, Komsi, Ulëz dhe Lis si pasojë i prurjeve të mëdha të ujërave që kanë Në aksin kombëtar Burrel–Milot është raportuar rënie gurësh dhe inertesh, duke krijuar rrezik për qarkullimin. Uji ka hyrë në oborret e disa shkollave, ndërsa në Baz dhe Lis disa banesa janë përmbytur Një familje me 8 anëtarë në fshatin Drita u evakuua pas përmbytjeve