Stuhia e fortë e erës në Pogradec ka shkaktuar thyerje të pemëve në parkun e qytetit dhe Drilon. Sipas të dhënave bëhet fjalë për pemë shumë të vjetra dhe ka nisur puna për largimin e tyre. Specialistët shprehen se do të bëhet një verifikim i pemëve në park dhe do të priten pemët e vjetra nëse do konstatohen të tilla për të shmangur të tilla ngjarje që mund të kishin shkaktuar edhe të lënduar.