Në Shishtavec, gjithçka është mbuluar nga bardhësia e borës. Dëbora e cila ka rënë në formën e stuhisë, arrin në trashësinë deri në 60 cm. Borëpastrueset vijojnë prej disa orësh me pastrimin e rrugëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet Kukës-Shishtavec.