Pas shumë hamendësish, më në fund duket se ka një konfirmim: dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit janë efikase kundër variantit më ngjitës Delta, ashtu sic janë edhe kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa. Një studim i ri, i publikuar në revistën mjekësore “Neë England Journal of Medicine”, konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.