Top Channel/ Studimi alarmant: Evropa po thahet! E zbulojnë të dhënat satelitore
29/11/2025 22:29

Një analizë e fundit, e mbështetur mbi të dhënat satelitore të dy dekadave të fundit, zbulon se pjesë të mëdha të rezervave ujore të Evropës po thahen. Po ashtu, studimi zbulon se edhe rezervat e ujërave të ëmbla po tkurren në të gjithë Evropën jugore dhe qendrore, nga Spanja e Italian, në Poloni dhe pjesë të Mbretërisë së Bashkuar. Shkencëtarët evropianë analizuan të dhënat e viteve 2002-2024 nga satelitët, të cilët gjurmojnë ndryshimet në fushën gravitacionale të Tokës. Gjetjet zbulojnë një çekuilibër të fortë: veriu dhe veriperëndimi i Evropës, veçanërisht Gadishulli Skandinav, pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Portugalia, janë bërë më të lagështa, ndërsa pjesë të mëdha të jugut dhe juglindjes, përfshirë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës, Italisë, Francës, Zvicrës, Gjermanisë, Rumanisë dhe Ukrainës, janë tharë. “Kjo duhet të jetë një "thirrje zgjimi" për politikanët që janë ende skeptikë për uljen e emetimeve. Nuk po flasim më për kufizimin e ngrohjes në 1.5 gradë Celsius, ka të ngjarë të shkojmë drejt 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale dhe tani po dëshmojmë pasojat”, thanë shkencëtarët, duke shtuar se “Po shohim reshje më të dendura shiu dhe periudha më të gjata thatësire”. Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar Anglinë të përgatitet për thatësirë që do të vazhdojë deri në vitin 2026. “Pranverën dhe verën e ardhshme, nëse nuk marrim reshjet që na nevojiten, do të ketë pasoja të rënda në Angli. Do të përballemi me kufizime të rënda të ujit dhe kjo do ta bëjë jetën e të gjithëve shumë të vështirë”, u shprehën shkencëtarët e studimit.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB