Tre fëmijët e Pëllumb Metës u lanë në burg nga Gjykata e Durrësit, që vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre. Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe fshehje e asgjësim i kufomës, kryer në bashkëpunim, janë akuzat që rëndojnë ndaj Hygerta, Hysen dhe Amarildo Metës. Prokurorja i vlerësoi të përgjegjshëm të tre, po përtej fjalëve të ftohta për pendesë e keqardhje, ata u shfaqën të qetë gjatë seancës.