Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vazhdojnë protestat edhe në këtë vit të ri akademik. Studentët bojkotuan edhe ceremoninë, që u mbajt për t’iu uruar fillimin e vitit akademik, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor për tre deri në pesë vite, pas përfundimit të studimeve në vendin e tyre, e më pas të pajises me diplomë.