Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i dha një tjetër paralajmërim Rusisë, duke i kërkuar të ulë tensionet për Ukrainën, të respektojë sovranitetin e saj dhe t'i kthehet diplomacisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e saj rajonale. Stoltenberg i bëri komentet në Paris, ndërsa zhvilloi takime me Ministrin e Jashtëm të Francës Jean-Yves Le Drian dhe Ministren e Forcave të Armatosura, Florence Parly.