Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg reagoi pas fjalimit të Vladimir Putinit në Ditën e Fitores duke i kërkuar presidentit rus që t`i japë fund menjëherë luftës në Ukrainë. Në një koment për gazetën gjermane Die Welt, Stoltenberg tha se Putin duhet t’i tërheqë trupat e tij sa më parë nga vendi fqinj dhe të fillojë negociatat e paqes.