Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Ankarasë zyrtare që të heqë dorë nga kundërshtimi i saj ndaj kërkesës së Suedisë për t'u bashkuar me aleancën e mbrojtjes të udhëhequr nga SHBA. "Anëtarësimi do ta bëjë Suedinë më të sigurt, por gjithashtu do t'i bëjë NATO-n dhe Turqinë më të fortë," u tha Stoltenberg gazetarëve pas takimit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm të sapoemëruar Hakan Fidan, i cili më herët mbante postin e kreut të agjencisë së inteligjencës, në Stamboll. Stoltenberg theksoi se mezi pret që të finalizoj sa më shpejt pranimin e Suedisë në NATO. Kjo pasi Turqia, si vend i aleancës së traktatit të Atlantikut të veriut, po zvarrit prej kohësh anëtarësimin e Suedisë.