Shqipëria vijon të mbetet në qendër të serisë së stërvitjeve Defender Europe. Fillimisht në vitin 2021, tashmë në 2023 është pritëse dhe ka komandën e rreth 3500 trupave që veprojnë në zonën e ballkanit. Bashkë me trupat në vendin tonë ka zbarkuar dhe një shqiptar, Syla Rexhepi, pjesë e ushtrisë amerikane prej 4 vitesh.