Top Channel/ Starmer, gati të cojë trupa në Groenlandë? Independent: Bisedime me aleatët!
12/01/2026 11:38

Mediat britanike njoftojnë se kryeministri Keir Starmer po merr në konsideratë mundësinë e dërgimit të trupave të vendit të tij në Groenlandë, mes përflakjes së retorikës së Donald Trumpit për marrjen e ishullit që i takon Danimarkës. Sipas The Independent, Britania e Madhe ka hyrë në bisedime intensive me aleatët europianë për vendosjen e një force ushtarake në Groenlandë, në një përpjekje diplomatike për të frenuar ambiciet e Trump për pushtimin e ishullit strategjik të Arktikut. Shtypi anglez pretendon se krerët ushtarakë po përgatisin skenarë për një mision të mundshëm të NATO-s, i cili do të përfshinte trupa tokësore, anije luftarake dhe avionë, me synimin për të garantuar sigurinë e Grenlandës nga kërcënimet e mundshme ruse dhe kineze. Zyrtarë të lartë britanikë kanë zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me homologët e tyre në Gjermani dhe Francë, ndërsa planet për operacionin po marrin formë, raportoi The Telegraph. Megjithëse ende në fazë fillestare, këto plane synojnë të bindin Trumpin të heqë dorë nga ideja e aneksimit të territorit të vetëqeverisur. Trump ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e ishullit, duke argumentuar se Rusia ose Kina mund të ndërhyjnë më parë. “Nuk do ta lejojmë Rusinë apo Kinën të jenë fqinjët tanë,” ka deklaruar ai. Grenlanda ka një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike dhe ekonomike, pasi zotëron rezerva të mëdha bakri, nikeli dhe mineralesh të rralla, thelbësore për industrinë e teknologjisë moderne. Përballë rrezikut të një përshkallëzimi të krizës, vendet europiane shpresojnë ta shmangin konfliktin duke propozuar stacionimin e forcave ndërkombëtare në ishull. Çështja u diskutua në një takim të aleatëve të NATO-s në Bruksel të enjten, ku anëtarët i kërkuan Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë të shqyrtojë opsionet për forcimin e sigurisë në Arktik. Sipas burimeve, misioni i mundshëm mund të variojë nga një prani e plotë ushtarake deri te ushtrime të përbashkëta, bashkëpunim në inteligjencë dhe riorientim i shpenzimeve të mbrojtjes, dhe cdo operacion supozohet të zhvillohet nën ombrellën e NATO-s.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07