Bashkimi Europian njoftoi se do të marrë vendimet e nevojshme për sulmin në veri të Kosovës në momentin që hetimet do mbyllen përfundimisht dhe të vërtetohen të gjitha rrethanat e ngjarjes. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, angazhimi mes shteteve anëtare të BE-së vazhdon për të parë se si do të trajtohet situata në lidhje me masat, ndërsa për sa i përket akuzave për udhëheqjen e sulmit nga nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, e pati një reagim. Pamjet: AFP