Mali i Zi është kthyer në shembullin ndoshta më të qartë në rajon të përplasjes së forcave pro-perëndimore me ato filo-ruse. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore në 14 komuna të vendit, i japin fitoren forcave politike pro-Moskes dhe pro-serbe, të cilat triumfuan edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.