Tonet miqësore u shpërfaqën të forta në takimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologut të saj malazez, Milo Gjukanovic, që diskutuan sot mes të tjerash dhe marrëveshjen e demarkacionit të kufijve mes dy vendeve.Osmani tha se gjithçka që do të diskutohet me Malin e Zi, do të bëhet vetëm në parimin e raporteve miqësore.