Ende nuk është krijuar një urë komunikimi mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetarit të bashkisë Dritan Lelit. Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit “Petro Marko”, por dyert janë mbyllur sërish. Anëtarët e Këshillit bashkiak kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur në rendin e ditës.