Top Channel/Spiunia ruse paditet dhe nga Moska, gjykata e shpall në kërkim ndërkombëtar për spiunazh
26/08/2022 19:39

Rusia duket se po tenton të shpëtojë shtetasen Svetlana Timofeva, e cila dyshohet për spiunazh, pasi u kap në uzinën e Gramshit duke e fotografuar atë. Gjykata e Rrethit Meshchansky në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, e cila është ndaluar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim. Gjykata ka deklaruar ditën e sotme, më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, në listën e personave që janë në kërkim nëpër botë. Data e saj e lindjes, 18 mars 1989, përkon me datën e lindjes së “fotografes-blogeres” Svetlana Timofeeva e ndaluar këtë javë në Shqipëri. Më 21 gusht, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kishte ndaluar dy shtetas rusë dhe një shtetas ukrainas pranë një uzine ushtarake në Gramsh. Një shtetas rus ka hyrë në territorin e objektit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Gjatë arrestimit, ai hodhi gaz lotsjellës në fytyrën e dy ushtarëve, raportojnë mediet ruse. Sipas këtyre medieve, Svetlana Timofeeva publikoi në bloget e saj raporte mbi fabrikat, institucionet sociale, njësitë ushtarake të shkatërruara, bunkerët dhe zona ushtarake të braktisura. Ajo udhëtoi në më shumë se 30 vende dhe solli pamjet e objekteve të braktisura nga Islanda, Gjermania, Italia, Shqipëria dhe Bullgaria. Sipas Gjykatës së Meshchanskyt, Timofeeva u arrestua në mungesë për veprat penale “marrja e paligjshme nga një grup personash e informacionit që përbën sekret shtetëror me rrëmbim, mashtrim, shantazh, shtrëngim, kërcënim për dhunë ose në çdo mënyrë tjetër të paligjshme”. Neni parashikon dënimin në formë burgimi deri në tetë vjet. Ndërkohë, Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg tre shtetasit rus, të cilët akuzohen për spiunazh. Akuzat me të cilat do të përballen Mikail Zorin, Zvetlana Timofeva dhe Fedir Alpatov, të arrestuar në uzinën e armëve në Çekin të Gramshit janë “goditje për shkak të detyrës” dhe “dhënie e informacioneve sekrete”. Nga ana e saj, Prokuroria konkludon se deri në këtë fazë të hetimit posedon bazën e arsyeshme të të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se tre shtetasit e huaj të arrestuar kanë ardhur në Shqipëri me mision nga Shërbimet e Inteligjencës ruse, me detyra të përcaktuara. Në bazë të nenit 279 të Kodit të Procedurës penale, prokurori ka urdhëruar ruajtjen e sekretit hetimor.

Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16