Top Channel/ Spiunia ruse në NATO: “Detyrë të mblidhte të dhëna për Kosovën!
27/08/2022 18:59

Një nga detyrat e spiunës së fshehtë rusë në Itali, që kishte arritur të depërtonte deri në komandën e NATO-s, ishte mbledhja e informacioneve për Kosovën. Lajmin e përcjell britania DailyStar, e cila e përshkruan gruan si hiqej si shitëse bizhuterish të shtrenjta si një “Mata Hari të ditëve të sotme”. Një hulumtim mediatik disa mujor zbuloi se Maria Adela Kuhfeldt Rivera, e cila kaloi pothuajse dhjetë vjet duke krijuar lidhje miqësore dhe ndonjëherë romantike me stafin nga Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate dhe Flota e Gjashtë e SHBA në Napoli, Itali, ishte në fakt Olga Kolobova, agjente e shërbimit sekret ushtarak rus GRU. Besohet se Kolobova po përdorte taktikën klasike të spiunazhit të njohur si “kurthi i mjaltit” për të mbledhur informacione rreth operacioneve të NATO-s në Kosovë, Irak dhe Afrikën e Veriut, thuhet në shkrim. E reja e pasur dhe tërheqëse, e cila fliste disa gjuhë, magjepsi “një numër oficerësh të NATO-s” dhe në disa raste u ofroi të paguante për anëtarësimin e tyre në një klub të njohur në Napoli, për të mbajtur në këtë mënyrë kontakte të ngushta me ta. Kolobova u zhduk papritur nga Italia në kohën e helmimeve në Salisbury, duke u thënë miqve se ishte shumë e sëmurë dhe kishte vendosur të shkonte në Moskë për trajtim. Ajo vazhdimisht kishte pretenduar se kishte lindur në Peru dhe se babai i saj ishte gjerman. Por verifikimet e gazetës italiane La Repubblica –në bashkëpunim me një ekip të revistës gjermane Der Spiegel dhe uebsajteve investigative Bellingcat dhe The Insider –treguan një realitet tjetër. Këto media përdorën softuer për njohjen e fytyrës dhe prova të tjera për të përcaktuar identitetin e vertete të gruas.

Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16