Pas shtatë muajsh në paraburgim për çështje spiunazhi në Shqipëri, Svetlana Timofeeva kërkon ndihmë shqiptare për azil politik, me arsyetimin se nëse esktradohet në Rusi , atje do t’i rrezikohet jeta nga persekutimi. Përmes një letre të gjatë të firmosur nga avokati Isuf Shehu, 34-vjeçarja që konsiderohet si spiune nga prokuroria e Elbasanit, shpjegon se gjatë vitit 2018 ka dalë haptazi kundër Putinit dhe për këtë shkak drejtësia ruse e kërkon për akuzën e marrjes së paligjshme të informacionit.