Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Spitali Ditor tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Kreu i qeverisë thekon se çdo ekzaminim dhe analizë e pacientëve realizohet me cilësi dhe në kohë rekord duke shmangur fluksin e lëvizjeve të pacientëve në spitalin qendror. “Hospitalizimi në Spitalin Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” një ndihmë e madhe për mjekët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji.