Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani. Spiropali shkruan se kanë biseduar për partneritetin dhe të ardhmen e bashkëpunimeve që do të realizojmë me vendin fqinj.