Spanja e theksoi edhe njëherë me të madhe kundërshtinë e saj ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës. E përditshmja spanjolle El Nacional, raportoi se kryeministri Pedro Sanchez, po merr pjesë në samitin e Bërdos, por vendi i tij u garantua më parë se në takime nuk do të kishte simbole shtetërore duke qenë se Madridi nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.