Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion zhvilloi këtë të premte një aksion në Shkodër, duke lëshuar 13 urdhër-arreste ndaj një grupi kriminal të trafikut të drogës, 8 prej të cilëve janë ekzekutuar, ndërsa 5 persona janë në kërkim. SPAK ka goditur një grup kriminal që dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine dhe në mes të të arrestuarve janë edhe zyrtarë policie.