Top Channel/ SPAK “i përgjigjet” Ramës: Vetëm 9.7 % në paraburgim nga Prokuroria e Posaçme
19/02/2025 19:34

Përveç të atit, për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha nuk pati asnjë apel kur ajo përfundoi nën arrest me burg, ndonëse ishte nëne e vetme e dy fëmijëve. Njëri prej tyre me probleme shëndetësore. As kur një i aksidentuar i identifikuar si Arnold Shahu i dosjes Nomada nga krevati përfundoi në kafaz. Dhe as kur Deila Qema me foshnjën në krahë u prangos. Por diçka ka ndryshuar orët e fundit dhe në fokus është SPAK, që ka arrestuar disa politikanë të nivelit të lartë. Sinkron Edi Rama: “Ne nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë të kapërcehen fazat e hetimit dhe të gjykimit dhe as nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë paraburgimi të bëhet faktikisht një normë për të kapur dhe kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë”. Prokuroria e Posaçme ka zgjedhur Facebook-un për t’ju përgjigjur indirekt akuzave të kryeministrit që është i shqetësuar për standardet dhe te drejtat e njeriut. Përmes një grafike që është pjesë e raportit vjetor të 2024 , të cilin kryeprokurori i SPAK pritet ta lexojë në parlament ka zbuluar se në raport me 13 prokuroritë e tjera, SPAK ka dërguar më pak të dyshuar në burg. “Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 në vitin 2024. Nga totali prej 2791 numri I personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%”. Megjithëse në këto statistika bëhet e ditur se vetëm 37.5% të tyre janë hetuar nga SPAK nën masën e sigurimit arrest me burg, SPAK nuk bën të qartë se sa është numri i shtetasve për të cilët kërkoi burg, por u refuzua nga gjykata. Dhe se sa është numri i pafajësive që mori nga trupat gjyqësore gjatë të njëjtit vit, ndërsa të dyshuarit prisnin në drejtësi në paraburgim.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44