Sot në GJKKo mbahet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Përmes avokatit të tij, Henrik Ligori, ish-ministri Mediu ka kundërshtuar akt-ekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar. Në seancë është i pranishëm vetëm Ligori, mungon avokati Ardian Visha dhe Fatmir Mediu, nën akuzë për dy vepra të shpërdorimit të detyrës.