Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë intensifikim të sulmeve ndaj Iranit gjatë të martës. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se sot do të jetë dita më intensive e sulmeve. Në një konferencë nga Pentagoni, së bashku me kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralin Dan Caine, ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara po e fitojnë luftën me Teheranin.