Nëntorin e vitit 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. "Holokausti, në të cilin u vranë një e treta e popullit hebre dhe anëtarë të panumërt të pakicave të tjera, do t`u shërbejë gjithmonë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziku i urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit", u tha atëherë.