Paçka se numërimi në disa qytete vijon dhe suksesi i socialistëve është qartësisht i thellë Edi Rama ende nuk është prononcuar për këtë fitore historike të Partisë Socialiste. Nga selia e Partisë Socialiste gazetari Top Channel Muhamed Veliu raportoi se parashikohet të Mërkurën prononcimi i parë nga kryesocialisti Rama për këtë fitore.