Përdorimi i skuterave elektrike po praktikohet gjithnjë e më shpesh, veçanërisht nga të miturit, si një mënyrë për të shmangur trafikun dhe mundësuar lëvizjen e shpejtë në qytet. Por gjithnjë e më shumë po shtohen edhe aksidentet fatale nga përdorimi i tyre. Mbrëmjen e së hënës një gjimnazist humbi jetën në Durrës, dy javë pasi u aksidentua rëndë teksa po lëvizte me skuter në një nga rrugët kryesore të qytetit. Këto ngjarje rrugore kanë vënë në lëvizje policinë e shtetit e cila ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi dhe në shkolla.