Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi ka qëlluar me armë zjarri kallashnikovë drejt një banese fshatin Potom, duke iu rrezikuar jetën anëtarëve të një familje. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 20 gushtit, ku 34-vjeçari L. T. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që kishte me ta.