Publikimi i disa dosjeve konfidenciale ka zbuluar historinë e brendshme se si gjigandi i teknologjisë Uber shkeli ligjet, mashtroi policinë, shfrytëzoi shoferët dhe loboi fshehurazi me qeveritë gjatë zgjerimit të tij agresiv global. kompania Uber u lidh me politikanë të lartë dhe shkoi shumw larg për të shmangur drejtësinë. Dokumentet detajojnë ndihmën e gjerë që Uber mori nga liderë si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së Neelie Kroes. Ato tregojnë gjithashtu se si ish-shefi i firmës së taksive personalisht urdhëroi përdorimin e një tw ashtwquajturi "çelësi vrasës" për të parandaluar hyrjen e policisë në kompjuterë.