Incidenti i Turqisë u përsërit sërish për Ursula von der Leyen, vetëm se këtë radhë, shkaktari i situatës së sikletshme në të cilën u gjend kryetarja e Komisionit Europian, ishte ministri i jashtëm i Ugandës. Ky i fundit e ka injoruar haptazi zyrtaren e lartë europiane gjatë një takimi me të, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.