Top Channel/ Skandali i vaksinave, mijëra vetëve u injektohet ujë me kripë!
06/07/2021 12:13

Mijëra vetë kanë rënë pre e një mashtrimi në Indi ku njerëzve u janë dhënë vaksina të rreme koronavirusit. Një sërë personash kanë përfunduar në pranga për këtë skandal, mes tyre edhe mjekë e punonjës shëndetësore. Vishal Thakur, zyrtar i lartë i departamentit të policisë në Mumbai tha se njerëzve që prisnin të vaksinoheshin kundër Covid 19, u është administruar thjesht ujë me kripë. Dozat e rreme llogaritet t`i kenë marrë të paktën 2500 persona. Ideatorët e skemës u merrnin dhe para viktimave të tyre, e deri tani kishin fituar gati 30 mijë dollarë. Zyrtari pohoi se mjekët e arrestuar kishin përdorur një spital për të lëshuar certifikata të rreme, e merrnin aty shishka e shiringa. 14 persona janë ndaluar deri tani, por vala e arrestimeve pritet të vazhdojë, thotë CNN. India u gjunjëzua nga koronavirusi në periudhën prill-qershor, ku miliona vetë u infektuan e dhjetëra mijëra të tjerë vdiqën në mbarë vendin. Pasi mbërritën pikun në muajin maj, rastet ditore nisën të bien duke lehtësuar trysninë mbi sistemin e mbingarkuar shëndetësor të vendit, ndërsa autoritetet i përshkallëzuan përpjekjet e tyre vaksinimit. Varianti indian e më i infektues i koronavirusit, Delta, po përhapet tani në pjesë të ndryshme të botës e në disa vende kërcënon të kthehet në shtamin mbizotërues.

Top News/ Protesta pro Palestinës në universitete/SHBA, s’ka ceremoni diplomimi për 60 mijë studentë
26/04 14:15
Top News/ Jemi nën kërcënim nga SHBA! Rusia i kërkon aleatëve më shumë stërvitje në Azi
26/04 14:14
Top News/ Si po përgatitet bota për Trump 2 / Aleatët po ‘lëvizin’, takime e biseda telefonike
26/04 14:08
Top News/ Bashkë për tankun e të ardhmes…Franca dhe Gjermania, një hap më tej, gati në 2040-ën
26/04 13:54
Top News/ SHBA dhe Kina, partnerë, jo rivalë / Xi Jinping i thotë Blinken: Kemi punë për të bërë
26/04 13:39
Top Channel/ Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frikshëm!Shkaktari…
26/04 13:28
Top News/ Putin ka frikë nga sulmet e Ukrainës/ Anulon paradat ushtarake të 9 majit në gjithë Rusinë
26/04 11:56
Top News/Britania:Ukraina të sulmojë në tokë ruse! Vijnë armët e reja, të shtohen sulmet tej kufirit
26/04 11:53
Top News/Gazetarët italianë protestë ndaj Melonit. Paralajmërohet grevë për ‘ndërhyrjen në gazetari’
26/04 11:45
Top News/ Putini shkon në Kinë, në maj / Do të takojë ‘shokun Xi’, nuk tregon datën
26/04 11:42
Top News/ Ukraina tërheq Abrams nga fushëbeteja / Tanket amerikane nën kërcënimin e dronëve rusë
26/04 11:31
Top Channel/ Lajçak jep “zgjidhjen” për dinarin: Palët pa ujdi, por BE-ja me propozim kompromisi!
26/04 11:29
Top Channel/ Pronari kinez paralajmëron SHBA-në: Harrojeni, TikTok-u nuk do të shitet!
26/04 11:06
Top News/ TikTok sfidon SHBA. Kompania kineze refuzon shitjen e aplikacionit
26/04 10:46
Top News/ Nëse shmang gjobën për shkelje e kodit rrugor në Greqi, mund ta paguash në Itali
26/04 09:52
Top News/ Mbushën Europën me monedha false, zbulohet pas gjashtë vitesh makineria e lekëve
26/04 08:30
Top News/ Në mëshirë të fatit, palestinezët akuza Izraelit për zaptim tokash
26/04 08:00
Top Channel/ “Evropa mund të vdesë”, paralajmëron Macron: Rreziku do jetë më i madh, na duhet…
25/04 22:47
Top News/ Kolegjet amerikane në kaos, studentët protesta pro palestinezëve
25/04 22:43
Top News/ 50-vjetori i Revolucionit, Portugalia tregon forcën ushtarake
25/04 22:37