Parlamenti i Ukrainës shkarkoi këtë të mërkurë ministrat e Energjisë dhe të Drejtësisë, duke thelluar krizën më të madhe politike të kohës së luftës, pas nisjes së një hetimi të gjerë për korrupsion. Hetimi, që lidhet me një skemë të dyshuar prej 100 milionë dollarësh për kontrollin e kontratave në agjencinë shtetërore bërthamore, ka shkaktuar zemërim publik dhe presion të fortë mbi udhëheqjen ukrainase.