Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u mbrojt ndaj rrebeshit të kriktikave të fundit për udhëtimet e tij të shpeshta dhe të shtrenjta, shumë prej të cilave me avionë privat, duke përmendur si arsye ndryshimin e kontekstit ndërkombëtar gjatë tre viteve të fundit. Michel, i cili përpara mnadatit të tij në BE ka qenë kryeministër i Belgjikës, e ka parë buxhetin e tij të 2024-tës të rritet me 27.5% krahasuar me këtë vit, sipas Politicos