Top Channel/ Skandal! Po lejohet ilaçi i ndaluar nga BE! Si u regjistrua mdikamenti anti-tumoral
09/01/2026 19:41

Alarmi europian për ilaçin antitumorial Nilotinib Pharmascience, ka rënë në vesh të shurdhër në Shqipëri. Kur shteti shqiptar aspiron të anëtarësohet në BE, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore i ka hapur rrugën e regjistrimit, medikamentit të pasigurtë të prodhuar në Maltë, i cili është ndaluar për përdorim nga vende të Bashkimit Europian. Ishte Agjencia Europiane e Barnave që në maj të 2024 vendosi pezullimin e dhjetërave ilaceve të klinikës indiane Synapse Labs, mes të cilave përfshihej edhe Nilotinib i Pharmascience, ku specifikohej në pikën 5 se për to nuk duhej vijuar procesi i regjistrimit, pasi informacioni klinik u vlerësua i pasaktë dhe janë hasur parregullsi serioze gjatë studimeve klinike me të dhëna jo të besueshme. Në mbrojtje të shëndetit të popullatës, autoritetet rregullatore në Danimarkë, Spanjë, Francë e vende të tjera të BE pezulluan ose refuzuan regjistrimin e këtij medikamenti, pas dyshimeve shqetësuese mbi sigurinë e tij. Por për Agjencinë Kombëtare të Barnave në Shqipëri alerti i Agjencisë Europiane të Barnave nuk ishte i vetmi, pasi edhe analizat laboratorike në fazën fillestare rezultuan problematike pas aplikimit nga distributori shqiptar Megapharma, në pronësi të biznesmenit Rasim Hamzaraj dhe ndikimin e Klodian Allajbeut. Përballë sinjaleve shqetësuese, AKBPM-në në shkelje të ligjit i dha dritën jeshile Megapharmës të ripërsëriste analizat, ndonëse qartazi nuk i kishte përmbushur kriteret laboratorike. Më konkretisht, sipas informacioneve të publikuara nga Top Channel, në qershor 2025, gjatë procesit të regjistrimit të Nilotinib nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM), u konstatuan rezultate laboratorike të papranueshme për seritë: G0404C, dhe G0405C, që ndërprenë aplikimin. Megjithatë, në tetor 2025, për arsye të paqarta dhe pa u marrë në konsideratë: rezultatet laboratorike negative, vendimet detyruese të Agjencisë Europiane të Barnave, AKBPM zëvendësoi mostrat fillestare me mostra të tjera dhe ri-aktivizoi aplikimin. Ja cila është arsyeja që jep AKBPM, kur pyetet nga Top Channel.

Top Channel/ Erzen Breçani shpallet i pafajshëm. “Do të doja që nëna dhe vëllai të gëzonin me mua”
24/11 16:00
Top Channel/ “Golgota Shqiptare”, Dom Nik Ukgjini: Turet përkujtimore serbe shtrembërojnë historinë
24/11 15:55
Top Channel/ Komisioni nuk miraton propozimin e Tedi Blushit për kufizimin e bojkotit të avokatëve
24/11 15:50
Top Channel/ Do të hetohen zgjedhjet e 11 majit. Nisin procedurat për ngritjen e komisionit hetimor
24/11 15:48
Top Channel/ Sejko: Pasiguri në ekonomi. Kërkimi shkencor ndihmon bankat të identifikojnë rreziqet
24/11 15:45
Top News- Dyshohet se shpërdoruan detyrën / Shkodër, procedohen 5 punonjës të OSHEE për hashashin
24/11 15:38
Top Channel/ 30 shoqata dhe sindikata i dërgojnë letër kryeministrit edhe për uljen e TVSH
24/11 15:30
Top Channel/ Rama prezanton sistemin unik të gjobave, policët dhe inspektorët me kamera trupore
24/11 15:27
Top Channel/ SPAK kërkon dënimin e Dogjanit me 18 muaj burg për deklarim të rremë të pasurisë
24/11 15:26
Top Channel/ Veliaj mund të gjykohet online. GJKKO refuzon kërkesën për operim në privat
24/11 15:25
Top Channel/ Spiropali jashtë grupit të PS. Deputetët socialistë autorizojnë Ballën për përjashtimin
24/11 15:24
Top News – Dy javë pasi u emërua. Kallëzohet në SPAK drejtori i ri i Portit të Durrësit
24/11 15:17
Top News – GJKKO e lë në dorë të Burgjeve. Mjeku për Veliajn, gjykata tërhiqet: S’e vendosim ne
24/11 14:55
Top News – Nën ‘lupë’ zgjedhjet e 2025/ Miratohet kërkesa e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor
24/11 14:37
Top News – Ambasadori Amerikan Eric Wendt në SPAK, takim me kreun Klodian Brahon
24/11 14:26
Top Channel/ Ambasadori Eric Wendt takim me kreun e SPAK dhe BKH-së
24/11 14:11
Top Channel/Përplasje te Turizmi/ “Ju punoni si bandë” Zhupa Balla: Mos abuzo me mikrofonin
24/11 13:59
Top News – ‘Kështu e do rregullorja’ / Balla ia pason Asamblesë përjashtimin e Spiropalit
24/11 13:29
Top News – Nafta zbret nën 200 lekë / Bordi vendos çmimet e reja, ulet edhe çmimi i benzinës
24/11 13:25
Top News – PS përjashton Spiropalin, deputetja largohet nga grupi parlamentar
24/11 13:10