Top Channel/ Skandal në Turqi, ja kush janë 19 emra të famshëm të showbiz-it nën hetim për drogë
08/10/2025 20:10

Autoritetet turke kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur të jetës publike, për përdorim të dyshuar të substancave narkotike. Mes personave të përfshirë janë emra të njohur të muzikës, televizionit dhe rrjeteve sociale. Në listën e personave nën hetim përfshihen këngëtaret Hadise Açıkgöz dhe İrem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tüzünataç, si dhe influencueset Duygu Özaslan dhe Derin Talu. Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka konfirmuar se hetimi është hapur mbi bazën e nenit që lidhet me përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese, sipas Kodit Penal të Turqisë. Aktualisht nuk janë lëshuar urdhra arresti, por të gjithë personat nën hetim janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për të kryer analiza toksikologjike. Operacioni është kryer nga Komanda Provinciale e Xhandarmerisë së Stambollit. Personazhet publikë janë shoqëruar në qendra shëndetësore për marrjen e mostrave të gjakut dhe më pas janë intervistuar nga autoritetet. Përveç emrave të përmendur më sipër, në listën e të hetuarve përfshihen edhe: Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yıldırım, Mert Yazıcıoğlu, Metin Akdülger, Ceren Moray, Özge Özpirinçci, Engin Polat, Dilan Polat, Zeynep Meriç Aral, Birce Akalay, dhe avokatja Feyza Altun. Sipas legjislacionit turk në fuqi, përdorimi personal i substancave narkotike nuk dënohet automatikisht me burgim. Në raste të tilla, personi mund të detyrohet të ndjekë trajtim, rehabilitim apo të vendoset nën mbikëqyrje provizore, në varësi të vlerësimeve të ekspertëve dhe të prokurorisë. Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe pritet të zhvillohen mbi bazën e rezultateve të analizave toksikologjike dhe vlerësimeve ligjore që do të pasojnë.

Top News – Bombarduesit amerikanë bëhen gati / B-1 ‘ndezin motorët’ në bazën ajrore britanike
12/03 17:35
Top News – Ajatollahu i ri është në koma / Ka humbur njërën këmbë, Irani zhyt botën në kaos
12/03 17:34
Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
DIGITALB DIGITALB