Top Channel/ Skandal në airbus, zbulohet rrezatimi intensiv nga dielli, ndërhyrje në mijëra avionë
28/11/2025 22:32

Airbus ka kërkuar modifikime të menjëhershme në mijëra avionë pasi zbuloi se rrezatimi intensiv nga dielli mund të dëmtojë të dhënat thelbësore për kontrollet e fluturimit. Mendohet se rreth 6,000 avionë janë prekur, rreth gjysma e flotës globale të gjigantit evropian të hapësirës ajrore, por shumica duhet t'i nënshtrohen një përditësimi të thjeshtë të softuerit. Problemi prek A320 - avionin më të shitur - por edhe modelet nga e njëjta flotë, duke përfshirë A318, A319 dhe A321. Airbus tha se problemi u zbulua pas një "incidenti" të kohëve të fundit në SHBA që përfshinte një A320 dhe kërkoi falje për ndërprerjen e udhëtimit. Incidenti, i cili ndodhi më 30 tetor, përfshinte një avion të JetBlue Airëays A320 që bëri një ulje emergjente në Florida, pas një turbulence. Të paktën 15 persona u plagosën. Mësohet se në rreth 5,100 avionë Airbus, problemi mund të adresohet duke përdorur një përditësim relativisht të thjeshtë të softuerit. Megjithatë, avionët e tjerë, të cilët janë versione më të vjetra, do të kenë nevojë për pajisje të reja dhe do të duhet të nxirren nga shërbimi për t'u modifikuar. Airbus ka kërkuar falje për problemin. Disa kompani ajrore konfirmuan se avionët e tyre kishin nevojë për mirëmbajtje dhe përditësime. Problemi që prek avionin është se rrezatimi intensiv diellor dhe kozmik në lartësi të mëdha mund të ndikojë në funksionimin e kompjuterit ELAC, i cili kontrollon sipërfaqet aerodinamike që përdoren për ta bërë avionin të ngrihet lart ose poshtë ose të kthehet. Prodhuesi u bëri thirrje linjave ajrore, që të ndërmarrin "masa paraprake të menjëhershme për mbrojtjen e softuerit ose harduerit dhe të sigurohen që flota është e sigurt për të fluturuar".

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB